Qeveria pritet ta shtyjë fillimin e vitit shkollor

Raportohet se Qeveria e Republikës pritet të marrë vendim që viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator.

E gjitha kjo si pasojë e situatës me pandeminë. Vendimi do të merret gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, paralajmërimi nga MASHT-i ishte që viti shkollor të fillojë më 1 shtator me prani fizike.

Ende nuk ka ndonje deklarate apo prononcim zyrtare nga ana e Ministrise se Arsimit per shtyrjen eventuale te vitit shkollor.