Liga e Kampionëve: Super ndeshje, grupe të vdekjes dhe gjithçka tjetër

Është hedhur shorti nga UEFA për Ligën e Kampionëve, ku na presin shumë ndeshje të forta, përballje gjigantësh dhe gjithçka tjetër.

Gjithçka fillon me grupin A, ku Manchester City do të jetë përballë PSG-së, përballje yjesh, pasi Lionel Messi tashmë ka kaluar te parisienët

Në këtë grup janë edhe RB Leipzig dhe Club Bruggeqë më gjasë do të jenë vetëm shëtitës.

Në grupin B, po ashtu do të kemi ndeshje të mëdha, pasi janë shortuar klube si Atletico Madrid, Liverpool, Porto dhe Milan.

Në këtë grup janë dy klube legjendare që kanë fituar shumë trofe, si Milan dhe Liverpool.

Grupi C ka skuadra pothuajse të barabarta si Sporting Lisbona, Borussia Dortmund, Ajax dhe .. ku na presin ndeshje të bukura.

Në Grupin D, ka ndodhur një ‘deja vu’ ku Inter, Real Madrid, Shakhtar Donetsk, që ishin edhe para një viti. Këtyre iu shtua edhe Sheriff Tiraspol.

Grupi E ka skuadra si Bayern Munich dhe Barcelona, ndërsa iu bashkohen edhe Benfica dhe Dimano Kiev.

Në grupin Grupi F janë shortuar finalistët e Ligës së Evropës për edicionin e shkuar si Villarreal dhe Manchester United. Grupin e plotësojnë edhe Atalanta dhe Young Boys.

Grupi G duket i balancuar, pasi janë Lille, Sevilla, RB Salzburg dhe Wolfsburg,

Në grupin e fundit, atë Grupi H janë Chelsea, Juventus, Zenit St Petersburg dhe Malmo