“Dje më tha që kishte një parandjenjë”/ Dridhet motra e të mbijetuarës: Zoti është i madh

Pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër, ku një furgon me pasagjerë ra në greminë, ka folur motra e të vetmes së mbijetuar, Greta Kaberdini, 25 vjeçe.

“Ua nuk e di çfarë të them, më falni, se jam e shokuar, motra tani është mirë, ka thyer vetëm krahët, por është në spital. Është një mrekulli që shpëtoi se kur shoh këtë greminën këtu, nuk e di, Zoti është i madh. Motra po vinte tek unë në Sarandë,” thotë ajo teksa dridhet përpara kamerës.

Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar operacioni i vështirë i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë.

4 viktima u shënuan nga aksidenti ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë.