Në Klinikën e Pediatrisë 13 fëmijë të shtrirë me COVID-19

Trembëdhjetë fëmijë të moshave nga tre muaj deri në 16 vjeç janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK’së thotë se në këtë valë po preken moshat e reja e që sot 13 fëmijë janë hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.

Krasniqi apelon te qytetarët që vaksinohen sa më parë.