Kishte marrë Land Rover-in me qera/ Kush është 22-vjeçarja që shkaktoi aksidentin me 5 viktima (EMRI)

Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar operacioni i vështirë i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë.

5 viktima u shënuan nga aksidenti ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.

Vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë.

Drejtuesja e mjetit, është identifikuar si 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.