Mjekët dhe infermierët s’i duan 60 eurot e qeverisë

Nga Sindikata e Infermierëve dhe Oda e mjekëve, e kanë quajtur nënçmues e degradues vendimin e qeverisë.

Mbi 10 mijë persona, testohen çdo ditë si të dyshuar me covid-19.

E gjithë këtë punë, e bëjnë punëtorët shëndetësorë e të IKSHPK-së
Si shpërblim pë punën e këtyre të fundit, Qeveria e Kosovës të mërkurën, miratoi ndarjen e pagesës shtesë prej 60 eurove.

Por, më të nuk po pajtohen mjeket e infermierët.

Fitim Havolli nga Sindikata e Infermierëve, thotë se ky vendim është nënçmues e i papranueshëm.

Havolli thotë se vendimet e tilla, po i shtyjnë profesionistët shëndetësor, të largohen nga vendi.

Ndërsa ka shtuar se shumë prej tyre, e pësuan në përballje me pandeminë Covid-19.

E fjalë të njëjta më të, kanë edhe në Odën e Mjekëve të Kosovës.

Ndërkohë, pakënaqësinë e tyre, punëtorët shëndetësor i shprehen edhe përmes rrjeteve sociale.

Kjo fotografi u publikua nga infermierët e Klinikës Infektive, të cilët thanë se nuk i duan 60 eurot e ndara nga qeveria.

Ndërsa më e ashpër me ekzekutivin, ishte një infermiere tjetër.

Ndryshe, shuma totale e ndarë nga qeveria për punonjësit shëndetësor, është 2,7 milion euro.

Ndërsa këta të fundit, do të përfitojnë si shtesë 10% të pagës bazë, për muajt gusht, shtator dhe tetor.