Mrekullia e dyfishtë/ Vajza që u nxorr e gjallë nga fugoni i bërë copa është shtatëzanë

Motra e vajzës që u nxorr e gjallë nga gremina ku ra fugoni i linjës Sarandë-Gjirokastër, dhe ku humbën jetën tragjikisht 5 veta ka dhënë detaje të tjera.

Ajo ka zbuluar se motra e saj është shtatëzanë. Një mrekulli e dyfishtë dhe urojmë që aksidenti të mos rrezikojë foshnjën në bark.

“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu më tha, ka thyer krahun. Kam pasur 1 komunikim 1 minutë. Nuk ka fat më të madh që është gjallë. Motra po vinte te unë se ishim në Sarandë, më tha që dje se ka një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.

Mësohet se vazja që ka mbijetuar ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.