Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit, mikut dhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale të mbërritjes së kontingjentit të parë të emigrantëve nga Afganistani.

Kreu i qeverisë e krahason eksodin e afganëve me atë të shqiptarëve 30 vite më parë dhe shprehet se tashmë shtëpia e shqiptarit përveç e Zotit dhe e mikut do të jetë dhe për njerëzit fatkeq nga Afganistan.

“Dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan kryeministri.