Gazetarja Ilda Bejleri zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Federatës Shqiptare të Futbollit

Pak vite më parë, Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha, patën një p ërplasje që shkaktoi bujë të madhe në media.

Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre.

Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Së fundmi është mësuar se të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu aktual i FSHF-së, që ka qenë i pakonkurrueshëm për 20 vite me radhë, por do të rivalizohet këtë herë nga moderatorja dhe ish-komentatori sportiv.

Në fakt Beljeri dhe Shakohoxha nuk do të jenë të vetmit që do të konkurrojnë për kreun e FSHF-së. Është mësuar se bashkë me ta do të konkurrojnë edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në shkurt të 2022-s, por ethet e garës duket se kanë nisur që tani.