Këngëtarja shqiptare tregon se po vuan shumë nga Covid-19: Jam në gjendje të rëndë

Këngëtarja e njohur Xhesika Ndoja është prekur nga Covid-19 dhe këtë gjë e ka deklaruar vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Nuk është as për të qeshur, as për të humbur shpresat, një ditë kemi lind e një ditë do vd es im. Të Zotit jemi! Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar, por nuk ju përgjigjem dot se nga gjendja që jam nuk mundem. Bëni kujdes, nuk është shaka me këtë sëmundje të pabesë, jam me Covid”.

Komentuesit i kanë uruar shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që ajo nuk jep detaje të tjera se ku po kurohet. Ajo ka treguar se tashmë po përjeton ditët e saj më të këqija për shkak të këtij virusi.