Ngjashmëria e frikshme me me aktorin e njohur, togeri bëhet viral

Një fotografi e një polici nga Alabama është bërë virale në rrjet për shkak të ngjashmërisë së çuditshme me Dwayne ‘The Rock’ Johnson.

Fotografia e postuar në facebook nga Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan, Alabama tërhoqi vëmendjen e njerëzve pasi shumë besuan se togeri Eric Fields ishte, në të vërtetë, ylli i Hollivudit.

Në një intervistë për The Birmingham News, polici 37-vjeçar tha se njerëzit nuk e krahasojnë vetëm me Johnson por dhe me Vin Diesel.