“Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme”, Manastirliu: Nga shtatori vaksina e detyrueshme për disa kategori

Vaksina do të jetë e detyrueshëm për mjekët, mësuesit dhe studentët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se duke filluar nga shtatori do të ndryshojë plani i masave të vaksinimit për disa kategori, me qëllim për të shpëtuar jetë.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”.

Në konferencën për shtyp, Manastirliu tha se Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme po infekton njerëz që janë të pavaksinuar. Ajo apeloi që të gjithë të vaksinohen pasi janë shtuar rastet e shtrimit në spital.

“Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme po infekton njerëz që nuk e kanë bërë vaksinën ndaj pandemia e koronavirusit ia ka lënë vendin pandemisë së të pavaksinuarve. Nuk ka asnjë dyshim se vala e re e Covid ka mbërritur më herët se vjeshta 100 të shtruar, 70 në terapi intensive, janë shumë më pak se në rajon, por janë shumë po të kemi parasysh që jemi në gusht, numri i të pavaksinuarve është sa 95% e totalit të shtrimeve, kush nuk është vaksinuar po rrezikon, ndërsa ata që preken janë më të mbrojtur se ata që janë të pavaksinuar”.

Manastirliu theksoi se te moshat e reja ka forma të rënda të sëmundjes, ndërsa apeloi sërish për vaksinim, pasi janë shtuar rastet e shtrimit në spital.

Mes moshave të reja ka forma të rënda të sëmundjes, pavarësisht moshës në shumicën dërrmuese të tyre nuk ka rrezik për jetën si rezultat i mbrojtjes nga vaksina. Neglizhenca dhe refuzimi i vaksinës sot, qasjet ndaj thirrjes së vaksinimit janë të papranueshme pasi sot mosvaksinimi bëhet pengesë në përballimin e valës së re të infektimeve. Mbi 625 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza. Vaksinimi pengon përhapjen e Covid. Shqipëria ndodhet në situatën më të kontrolluar krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Arsyeja e parë është fushata e vaksinimit. Zërat e shkencës e mjekësisë janë unanimë që vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe bën dallimin e madh mes jetës dhe humbjes së saj. Refuzimi i armës mbrojtëse që çdo qytetar e ka falas, vë në rrezik jo vetëm të atij që refuzon, por të familjarëve, të afërmve, miqve, shokët, kolegët”.