Situata e rënduar me COVID, Kurti u drejtohet qytetarëve me një video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video qytetarëve për gjendjen e rëndë me koronavirus që ka kapluar vendin.

Ai ka përsëritur se sot do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë

Gjithashtu thotë se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.

“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, thotë Kurti.

Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.