Ndodh edhe kjo: Pacienti me COVID largohet fshehurazi nga dritarja e spitalit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv në Gostivar.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me këtë rast ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.

Maqedonia e Veriut po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me Covid-19. Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 7.503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.