“Çmendet” shqiptari nga Kosova! gëlltit telefonin NOKIA! Doktori që ia nxori nga barku: Bateria mund të shpërthente

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 33-vjeçari i është nxjerrë nga barku një celular NOKIA. I riu e kishte gëlltitur celularin katër ditë më parë për arsye që nuk dihen dhe po i rrezikohej jeta.

Ishte doktori Skënder Telaku, personi që kreu ndërhyrjen duke u shprehur më pas për mediat e ishte bateria, ajo që i rrezikonte jetën të riut.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj. Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk ishte operacion. Nga goja e kemi nxjerrë objektin e huaj. Po të mos kishim sukses do të duhej ta kishim bërë operacion. U munduam dy orë për ta nxjerrë,“-tha doktori.