Bahtiri: Pjesëmarrja e kryetarëve u shndërrua në temë dite, por shëndeti është mbi çdo temë tjetër

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë sot në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bahtiri ka thënë se pjesëmarrja e sotme e kryetarëve u shndërrua në temë dite, por shëndeti është mbi çdo temë tjetër.Më poshtë edhe postimi i plotë.Vetëm me një bashkëpunim të tillë mund të ndalim rritjen e rasteve me COVID-19

Sot, mora pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku u diskutua për zbatimin e masave AntiCovid.
Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës. Pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot u shndërrua në temë dite, por binduni që shëndeti i qytetarëve është mbi secilën temë tjetër.

Po shfrytëzoj këtë moment të ju kërkoj përsëri për të mbajtur maskën, distancën dhe për të respektuar në plotni masat AntiCovid.