“Doktor larg duart nga PD”! Gazeta Rilindja Demokratike del “kundër” Berishës, kush e ka radhën!?

Pas marrjes së postit si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, studiuesja Jonida Godole ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur hapur se PD duhet të ndahet përfundimisht nga ish-lideri historik Sali Berisha.

Godole solli në vemendje edhe rastin e ish-kancelarit Gjerman Helmut Kohln, ku në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij.

“Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme.

Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund.

Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet.

Por sikur të mos mjaftonte kjo vetë gazeta e partisë demokratike ka nisur sulmet ndaj liderit të partisë Sali Berisha. Gazeta Rilindja Demokratike ne nje lajm te saj shkruan “Sekretarja e re për të Përndjekurit, Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha”.