“Na këpute shpirtin Faton, ishe pike e djalit” – Leonora Jakupi e përlotur nga vdekja e mikut të saj

Covid-19 ia mori jetën edhe një biznesmeni nga Skënderaj.

Për këtë reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila e kishte pasur shok të ndjerin.

Në llogarinë e saj në Instagram, Jakupi ka publikuar një fotografi të tij, derisa ka bërë edhe një dedikim prekës për të.

“Ahhh Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar këngëtarja.

Theksojmë se brenda 24 orëve ne Kosove kanë humbur jetën 26 persona, derisa janë shënuar 1383 raste pozitive me Covid-19