Sot në Prishtinë organizohet protestë kundër maskave dhe vaksinave

Një qytetar i Kosovës ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste kundër maskave e vaksinave.

Protesta është paralajmëruar të mbahet sot (2 shtator) në Prishtinë.

Organizatori i kësaj proteste, Arianit Sllamniku ka thënë ka pasur presion për anulimin e protestës.

Ai, fillimisht ka thirrur këtë protestë për datën 1 shtator por kërkesa nuk iu është pranuar në polici.

“Kërkesa më është refuzuar sepse duhet te paralajmërohet para 72 ore. Por unë mundem me e njoftu 24 ore përpara dhe policia mos me ma miratu, por çështje presioni për anulim” tha ai për Insajderin.