Përhapja e variantit Delta, infektologu Salih Ahmeti ka një thirrje për qytetarët

Infektologu Salih Ahmeti, është bërë pjesë e fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin kundër COVID-19.

Në videon e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se duhet të dëgjohen profesionistët shëndetësorë, në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19

“Vaksinimi mbetet arma më e fort për të parandaluar hospitalizimin. Dëgjoni dhe besoni profesionistët shëndetësor! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.