Ganimete Musliu thotë se tashmë as dorëheqja nuk i kryen punë Arben Vitisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se para 5 muajve ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të dorëhiqet për shkak të mosvaksinimit të qytetarëve.

Ajo tani e ka kujtuar këtë kërkesë, për të cilën thotë se tani është shumë vonë, që as dorëheqja nuk kryen punë.

“Kjo ishte kerkesa ime para 5 muajve për Arben Vitin, tani është teper vonë, as dorëheqja s’kryen punë!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë kohëve të fundit, pothuajse për çdo ditë po thyhen rekorde të reja, si për nga numri i të vdekurve, ashtu edhe për nga numri i të infektuarve. Kjo rritje ka bërë që të ministri Vitia të kritikohet për menaxhimin e pandemisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e tij.