Era Istrefi me imazhe nga studio paralajmëron rikthimin me projekte të reja muzikore

Artistja shqiptare tashmë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, prej kohësh i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa së fundmi i ka azhurnuar për më të rejat në karrierë.

Biondja ka shpërndarë disa fotografi nga një studio muzikore, me anë të të cilave njofton për këngët e radhës.

“Djalli punon shumë, por Era Istefi punon edhe më shumë”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, meqenëse ka munguar për një periudhë të gjatë.

Deri sa po bëhet gati për projektin e ri, “No Maybes” mbetet i fundit nga ajo, që u realizua me videoklip.

Për mbi një vit mblodhi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.