93 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar

Nga 1 mijë e 200 persona që janë të konfirmuar me COVID-19 dhe janë të hospitalizuar, 93 për qind e tyre janë pacientë që s’janë vaksinuar kundër virusit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.

Vitia shtoi se edhe nga 170 të vdekurit këtë javë si pasojë e virusit, 149 prej tyre kanë qenë të pavaksinuar.

“Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.