PS i dërgon kërkesën presidentit për mandatimin e Edi Ramës si kryeministër

Partia Socialiste i ka dërguar kërkesën presidentit të Republikës ku kërkon mandatimin e Edi Ramës si kryeministër për katër vitet në vijim.

Kërkesa e partisë fituese në zgjedhjeve bëhet në zbatim 96 të Kushtetutës, i cili sanksionon se në fillim të legjislaturës, Presidenti emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Tashmë kreu i shtetit duhet të mandatojë Edi Ramën, ku paralelisht me konstituimin e parlamentit, do të bëhet edhe formimi i qeverisë Rama 3.