Japonezi vesh fanellën me mbishkrimin “Unë e dua Kosovën”, fotografohet me kampionet olimpike

Paraqitja mbreslënëse e xhudisteve kosovare Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’, ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme tek populli japonez.

Shumë prej tyre janë fotografuar me kampionet olimpike.

Por japonezi Jiro ka bërë një gjest të veçantë.

Ai kishte veshur fanellën me mbishkrimin “Unë e dua Kosovën” dhe dukej i buzëqeshur pranë Majlinda Kelmendit, Nora Gjakoës e Loriana Kukës.
“Nuk kam menduar kurrë se do të kisha punë me atletë olimpikë, kisha mundësinë të njihesha me to pak a shumë. Për më tepër, në dy krahët kisha medaliste olimpike. Mendoj se jam shumë me fat. Kënaqësi e madhe” ka shkruar Jiro në Twitter.