Gëzim Kelmendi: Ata që shkuan e vodhën popullin, kjo Qeveri po e vret

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ‘hajnia dhe vrasja do ta marrin dënimin e merituar’.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që shkuan e vodhën popullin, ndërsa këta që erdhën po e vrasin këtë popull.

“Ata që shkuan e vodhën këtë popull, këta që erdhën po e vrasin këtë popull. Hajnia e vrasja do ta marrin dënimin e merituar, kur qeverisin ata që ZOTIN kanë besuar

dhe Pejgamberin a.s.s kanë pasuar”, shkroi Kelmendi.