Protesta në Mal të Zi, rriten tensionet

Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe janë përleshur me policinë.

Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë.

Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.