Konjufca: E turpshme për Abazoviqin që qëndroi gatitu kur u këndua kënga “Do të kthehemi në Kosovë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qëndrimin e shqiptarit Dritan Abazoviq në Malin e Zi pas zhvillimeve të fundit atje. I quan të “turpshme” veprimet e tij.

“Me vetë faktin atje që edhe klerikët, edhe njerëzit që ish dashtë me u marrë me punë shtetërore, përjetojnë ekstazë tu e kënduar këngën “Do të kthehemi në Kosovë”, kjo punë nuk është hiq shpirtërore”, thotë Konjufca.

“Është e turpshme për Abazoviçin me nejt gatitu tu u këndu ajo këngë e turpshme”, shtoi ai në T7.

Konjufca thotë se Serbia dëshiron të krijojë “botën serbe në Ballkan”.

“Kjo që ndodhi në Mal të Zi dje, është bash në favor të argumentit që e shpjegova, Serbia e ka të njejtë orientimin si të viteve 1990. Këtë orientim të njëjtë më së miri e shpjegon sintagma që e nxiri Vulini dhe të cilin e tumiri Vuçiuqi e kjo sintagmë është krijimi i bOtës serbe në Ballkan. Çka i bjen me u kriju bota serbe në Ballkan? Krijimi i botës serbe në Ballkan i bjen me bashku Reoublikën Serbe me Serbinë e ajo i ka 25 km katror, është e madhe sa krejt Maqedonia. Së dyti marrja e Veriut të Kosovës, eksterritorializmi i mëtutjeshëm i Kosovës si dhe një Zajednicë në Kosovë edhe pasi ta ndan Kosovën. Sa i përket Malit të Zi, me e detyru me e ç’njoftë Kosovës, me e hjekë prej NATO’s dhe me e federalizu”, shpjegoi Konjufca.