Jo vetëm Covid-19/ Raportohet se një virus tjetër ka nisur të përhapet në Indi

Një vd ekje nga virusi Nipah është raportuar në Kerala të Indisë, për herë të parë pas tri viteve. Vendi jugor i Indisë, Kerala, ka raportuar vd ekjen e parë nga Nipah, pasi një djalosh 12 vjeçar ndërroi jetë nga infektimi me këtë sëmundje. Kjo ka ndodhur të dielën.

Së paku dy punonjës shëndetësorë po ashtu janë infektuar me këtë virus, bëjnë të ditur raportimet lokale nga Kerala. Kjo është vd ekja e parë që raportohet nga ky virus pas afër tri viteve, dhe ka alarmuar jashtëzakonisht shumë vendin, pasi atje po luft ohet njëkohësisht edhe me Covid19.

Sëmundja zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar nga kafshët, më së shumti nga lakuriqët. Virusi bartë shkallë të lartë të rrezikut për v dekje, me përqindje prej 40% deri në 75%.

Burimi kryesor që përhap këtë virus, sipas institucioneve indiane, është fruti Rambutan, që konsumohet shumë nga banoret e Kerala. Tashmë janë duke u bërë analiza nëse virusi është bartur nga fruti, pasi lakuriqët kanë kontaminuar atë, shkruan ‘Hindustan Times’.