6 persona të armatosur i vodhën mjetin luksoz, babai i 21-vjeçarit: Nuk më intereson makina, dua që…

Një mjet luksoz u grabit dy ditë më parë në Milot, nga një grup personash të armatosur

Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, thotë se makina e llojit “Audi Q7” vlen 47 mijë euro, “por ajo që ka rëndësi është të kapen grabitësit”.

Ahmetaj rrëfen për mediet kosovare se djali 21-vjeçar po kthehej nga Budva, kur në Milot janë zënë në pritë nga 6 persona të armatosur.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21-vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë.

Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’.

Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë euroshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar”, tregon Rrahman Ahmetaj.