Mblidhet opozita – takohen Haradinaj, Abdixhiku e Krasniqi

Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar sot.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

“Po. Konfirmoj se z. Haradinaj ka takuar z. Abdixhiku dhe z. Krasniqi. Takim i rregullt i përfaqësuesve të spektrit politik të vendit”, ka deklaruar Blaka.

Kujtojmë se këto ditë është përmendur mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, për shkak të situatës me COVID-19.