Samanta Karavella shfaqet në formë të mirë dhe natyrale nga pushime

Ashtu si pjesa më e madhe e këngëtarëve që pas angazhimeve me koncertet gjatë gjithë sezonit veror kanë filluar pushimet, edhe Samanta Karavella ka bërë një gjë të tillë.

Për fansat e saj të shumtë, këngëtarja nga Shqipëria ka sjellë disa imazhe tejet atraktive në Instagram.

Në një vend tropikal duke mos zbuluar destinacionin, Samanta u shfaq me bikini, por me trupin e mbuluar me një shami plazhi me ngjyra kafe dhe zi.

Fotografitë zeshkania bukuroshe i shoqëroi vetëm me një ‘emoji’ zemre, teksa nuk munguan komentet e fansave dhe miqve të saj.

Bukuroshja dukej më në formë se kurrë më parë, e cila asnjëherë nuk heziton të shfaqet pa grim duke dëshmuar se ka një bukuri natyrale.

Ndërkohë, projekti i saj i fundit muzikor është “Mala” që erdhi në bashkëpunim me Cha Cha Cha dhe u shoqërua edhe me videoklip.