Rrallë e për mall- Kështu mund të përshkruhet videoja- Vajzat rrihen në mes të rrugës (Video)

Rrallë e për mall. Kështu mund të përshkruhet zë nk a e ashpër mes dy vajzave fqinje në mes të rrugës.

Zënka mes dy të rejave, njëra prej të cilave ende nxënëse, është regjistruar sekondë pas sekonde nga disa dëshmitarë okularë në Antalja të Turqisë. Fillimisht ato u zunë me fjalë për arsye ende të paditura, ndërsa më pas filluan të goditeshin me grushte dhe shpulla.

Vajza me iniciale B.Ş. e kapi nga flokët H.Y., dhe e rrëzoi për tokë. Në mes u futën disa shoqe, por pa rezultat. Pasi i shtyu edhe ato B.Ş kapi nga flokët H.Y. dhe ia përplasi kokën disa herë për asfalt.

Pas ngjarjes që zgjati rreth 1 minutë, B.Ş. u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa vajza tjetër mezi lëvizte e shtrirë.