Kishte humbur shikimin para 14 vitesh, adoleshenti do shohë sërish familjen

Një adoleshent që i shpëtoi për mrekulli djegieve në 80% të trupit po mbledh para që të shohë familjen dhe miqtë.

Në moshën 2-vjecare, Zaid Garcia pësoi incident te tmerrshëm pasi një qiri u rrëzua në batanijen e tij ndërsa po flinte.

Doktorët e diagnostifikuan me djegie e të gradës së katërt, megjithatë bëri ndërhyrje të shpeshta kirurgjikale për tu rikuperuar.
Zaid humbi të dyja duart, ndërsa sytë i ishin djegur aq rëndë sa kirurgët i mbuluan me lëkurë për t’i lënë të shërohen.

Sot është 16 vjec dhe po shpreson që të rikthejë sërish shikimin. Ai thotë se gjëja e parë që do të shohë është bukuria e shoqes së tij Julia dhe familja.

Për të, është hapur një llogari në GoFundMe ku njerëzit kontribuan 300 mijë paund, ndonëse duheshin vetëm 50 mijë paund.