Haradinaj kërkon që t’i ofrohet ndihmë Turqisë pas zjarreve të mëdha

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit qe e ka kapluar shtetin turk ku raportohet për katër të vdekur.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

“Me shqetësim po përcjellim lajmet për zjarret shkatërruese që kanë kapluar Turqinë.
Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.” ka shkruar Haradinaj ne facebook.