Berisha sfidë të hapur Lulzim Bashës dhe Yuri Kim: “Edhe një në mbettë në PD ai do të jetë…”

Sali Berishës po i vjen në majë të hundës nga heshtja e Lulzim Bashës. Ai dukshëm u pozicionua sot kundër idesë amerikane për të ndarë fatin e tij nga ai i Partisë që themeloi. Për këtë qëllim ai hapi arkivat e vjetra prej ku nxori një premtim publik të tij të cilin e postoi në rrjetin social facebook. Ne ate fjale publike thuhet :

“Sikur një mijë të mbetni, do të mbetem njëri prej jush. Sikur një qind të mbetni, do jem njëri prej jush. Sikur vetëm 1 të mbetni do jem njëri prej jush! Roftë PD! Zoti i bekoftë demokratët!” – thotë Berisha në këtë pjesë të fjalimit që ka rikthyer duke ngritur në këmbë sallën me anëtarë të PD-së.

Por ky moment, i rikthyer nga Berisha, e gjen selinë e PD-së në heshtje për kërkesën që i bëri Juri Kim për ta lëshuar Berishën dhe për të mos ngrënë më bar. Pas deklaratës së saj nuk pati asnjë reagim zyrtar nga zyra e shtypit të PD-së dhe asnjë reagim nga Lulzim Basha apo nga strukturat e tjera të selisë blu.