Mehaj: Rusia me çdo kusht kërkon destabilizimin e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe përfshirja e diplomatëve rusë, siç ishte rasti i ish-punonjësit të UNMIK-ut vite më parë, përfshirja e zyrtarëve rusë dhe bjellorusë, gjoja si gazetarë të arrestuar nga Policia e Kosovës, si dhe vizita e ambasadorit rus në Serbi bërë forcave serbe të grumbulluara në kufi me Kosovën, dëshmojnë se Rusia me çdo kusht kërkon destabilizimin e Kosovës.

Mehaj i ka bërë këto komente gjatë konferencës vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA, para ministrave të mbrojtjes dhe delegacioneve të tyre, të mbajtur dje në Split, ku theksoi se Ballkani është një objektiv i kërcënimeve kineze dhe ruse.

Ai ka theksuar se Kosova qëndron e vendosur në rrugën e demokracisë perëndimore dhe deklaron fuqishëm orientimin e saj euroatlantik. Për të konfirmuar këtë pikëpamje, në fillim të pandemisë COVID-19, ne u përpoqëm të menaxhonim situatën, por në asnjë mënyrë nuk pranuam donacione nga Rusia apo Kina.

“Të gjitha vaksinat e administruara janë të licencuara nga BE. Edhe në kohë të vështira, ne nuk e humbëm fokusin dhe orientimin tonë, sepse besojmë në partneritetin dhe miqësinë e përjetshme dhe përqafojmë vlerat demokratike në çdo kohë”, ka thënë Mehaj

I dhanë fund “armiqësisë”/ Donaldi përqafon Ilirin: Kur mendoj se si kemi kaluar në fillim, dëshira ime është…

“I dashur Donald, kur mendoj si kemi kaluar, përjetuar dhe jetuar këto katër javët e fundit, dëshira ime është që të kisha makinën e kohës, e cila të na katapultonte në fillim të aventurës sonë, pse jo edhe direkt pas saj. Sot për mua është një ditë me diell përkrah miqësisë e shtëpisë sonë, harmonia e shokëve tanë nuk ka çmim dhe besoj se ti sikurse unë, falë zemrës që kemi do të jemi pararoja e mirëbesimit, respektit dhe mirëbesimit. Të përqafoj”.

Kjo ishte kartolina drejtuar Donaldit, i cili pasi e lexoi tha menjëherë emrin e Ilirit, si personi që ia ka dërguar.

Historia e Jeff Bezos, si krijoi një fenomen global nga garazhi i shtëpisë

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është njeriu i dytë më i pasur në botë. Sipas Bloomberg, pasuria e tij neto shkon në 196 miliardë dollarë. Bezos u lind në New Mexico, në vitin 1964 nga dy prindër adoleshentë.

Ai studioi për shkenca kompjuterike dhe inxhinieri elektrike dhe pas diplomimit, pati një karrierë të suksesshme në Wall Street, ku punoi për firma bankare dhe investimesh. Megjithatë askush nuk do të fliste për të nëse ai nuk do të braktiste një punë të paguar shumë mirë për ti besuar idesë së tij brilante, që revucionalizoi botën dhe u bë një fenomen global dhe histori suksesi me emrin Amazon.

“Unë braktisa një vend pune të qëndrueshëm në Wall Street për të hyrë në një garazh në Seattle, për të themeluar Amazon, duke e ditur fare mirë se mund të mos funksiononte. Më duket sikur kjo ka ndodhur dje, unë coja pakot në postë vetë me ëndrrën se një ditë ne do të mund të përballonim të blinim një Pirun për ti ngritur ato.”

Nga garazhi i shtëpisë në ngritjen e një perandorie, kjo duket se është historia e njeriut të dytë më të pasur në planet, i cili, në vitin 1994, themeloi kolosin e tregtisë elektronike Amazon. Praktikisht ai shtroi rrugën drejt blerjeve online.

Bezos e ka zgjeruar rrethin e biznesit duke blerë gazetën prestigjioze Uashington Post, kompaninë Blue Origin me vizionin që të shkurtonte shpenzimet e udhëtimeve në hapësirë, duke i dhënë atij në media titullin si “Padroni i universit”.

Bezos do të mund të kishte qenë akoma edhe më i pasur nëse nuk do të kishte bërë divorcin më të kushtueshëm në histori, kur u nda nga bashkëshortja MacKenzie Scott, korrikun e vitit 2019, të cilës i dha 25 për qind të aksioneve të tij në Amazon, stoqe këto që vlenin 35 miliardë dollarë.

Bezos ka katër fëmijë, njërin prej të cilëve e ka adoptuar në Kinë. Momentalisht është në një marrëdhënie me Lauren Sanchez, Ish-prezantuesja e Fox News. Çifti janë shoqëruar publikisht që pas divorcit të miliarderit, por zërat për lidhjen e tyre qarkullojnë që prej vitet 2018 duke pretenduar se mes tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Përpos suksesit të jashtëzakonshëm, Jeff Bezos hoqi dorë nga të qenit CEO i Amazon-it për t’iu përkushtuar projekteve të tjera, ku kyesorja eshte endrra e tij e fëmijërisë, hapësira.

Rrahman Jasharaj paralajmëron grevë e protesta

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nesër do të mbajnë një takim me kryetarët e sindikatës në nivelin komunal dhe atë të universiteteve.

Ai ka theksuar se ky takim është duke u organizuar si pasojë e vizitave të tij që i ka bërë në komuna për zgjedhjet e brendshme të SBASHK, duke shtuar se të gjithë e kanë ngritur çështjen e Ligjit të Pagave dhe atë se çfarë duhet të bëjë ky institucion sindikal.

“Nesër do të marrim mendimet e anëtarësisë për komunat e tyre, do të marrim edhe mendimin e kolegëve që i kemi në universitete, më pas bashkërisht do të marrim një vendim. Nëse vendoset diçka mendoj se në fillim do të kemi ndonjë protestë të vogël por nëse kjo nuk jep rezultat do të kemi greva”,ka thënë Jasharaj për Klankosova.

4 arsye befasuese pse kafeja mund të jetë e mirë për ju

A e dini se pirja e kafesë çdo mëngjes ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore?

Rrit performancën fizike

Përmbajtja e kafeinës në kafe stimulon sistemin nervor, duke çuar në një rritje të nivelit të adrenalinës në qarkullimin e gjakut. Ky hormon e përgatit trupin tonë për një përpjekje fizike intensive.

Ul rrezikun e diabetit

Studimet kanë treguar se kafeja ndihmon në luftimin e diabetit dhe është veçanërisht e dobishme për frenimin e diabetit të tipit 2. Mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të insulinës në trup, gjë që mundëson rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak gjithashtu.

Largon toksinat nga trupi

Kafeja funksionon si diuretik, që do të thotë se mund të rrisë prodhimin e urinës. Redukton nivelin e enzimave të dëmshme të mëlçisë që gjenden në gjak dhe nxjerr jashtë të gjitha materialet toksike nga trupi. Për më tepër, ndihmon për të mbajtur stomakun e shëndetshëm, dhe zvogëlon rrezikun e hepatitit, cirrozës së mëlçisë.

Forcon kujtesën

Pirja e kafesë, veçanërisht e zezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit , duke i mbajtur nervat të forta, duke ndihmuar në përmirësimin e kujtesës, vëmendjes, kohës së reagimit dhe shëndetit të përgjithshëm të trurit.

Brenda ditësh në Kosovë edhe doza e tretë

Vendimi për dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit pritet të merret shumë shpejt edhe në Kosovë.

“Është çështje ditësh marrja e vendimit, pasi Komiteti për imunizimin e popullatës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës së tretë”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në muajin shtator që të nisë me dhënien e dozave të treta.

Dozat e tilla kanë nisur të jepen në shumë vende të botës, pas rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregullatorë të tjerë shëndetësorë.

Dozë përforcuese është ajo që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar, për t’i ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes që mund t’i ketë rënë me kalimin e kohës.

Dozë e tretë konsiderohet ajo që i jepet dikujt që nuk ka krijuar përgjigje të fuqishme imunitare nga seritë e para të vaksinimit.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit dhe deri më 10 nëntor më shumë se 745,000 qytetarë – apo mbi 41 për qind e popullatës së përgjithshme – i kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
Ahmeti: Doza e tretë për të parandaluar situata të rënda epidemiologjike

Profesori në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Sali Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova, që të jetë e përgatitur për ndonjë valë më të ashpër të pandemisë COVID-19, duhet të vendosë për administrimin e dozës së tretë të vaksinës.

Sipas tij, gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës, imuniteti fillon të ulet nën vlerat mbrojtëse.

“Ne kemi filluar me vonesë vaksinimin, në raport me vendet tjera. Vaksinimi masiv ka filluar nga qershori dhe [të vaksinuarit] kanë ende imunitet mbrojtës, solid, por gjashtë muaj pas dozës së dytë, unë preferoj të merret edhe doza e tretë, si në vendet e tjera”, thotë Ahmeti.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan të mërkurën se kanë identifikuar variantin Delta Plus të koronavirusit në 12 mostra.

Ky variant, i identifikuar nga shkencëtarët britanikë në muajin shtator, është duke u monitoruar nga shkencëtarët për të parë nëse është më ngjitës ose më vdekjeprurës se variantet e tjera.

Doza e tretë e vaksinës ka nisur tashmë të ofrohet në disa vende të Ballkanit Perëndimor – në mesin e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Serbi.

Për dallim prej Kosovës, vendet e rajonit po përballen me situatë më të rëndë epidemiologjike.

Për krahasim, shkalla e pozitivitetit të rasteve në Kosovë aktualisht është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është rreth 20 për qind.

Në Evropë, Gjermania, Republika Çeke, Bullgaria, Rumania dhe vende të tjera kanë raportuar këtë javë shifra rekorde të të infektuarve.

Nuk ka vend për relaksim

Infektologu Sali Ahmeti thotë se situata aktuale në Kosovë nuk duhet të merret si relaksim.

“Këtë situatë duhet ta shfrytëzojmë për mundësitë e ballafaqimit me skenarë më të ashpër. Një ndër këto ballafaqime është edhe aplikimi i dozës së tretë të vaksinës. Situata epidemiologjike në rajon dhe në vendet e tjera të BE-së e dikton mundësinë e shtimit të numrit të rasteve në javët e ardhshme, nëse ne tregohemi të pakujdesshëm”, thotë Ahmeti.

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në Kosovë është stabile, por shton se duhet pasur kujdes për të parandaluar shtimin e rasteve të reja.

“Duke u nisur nga kjo situatë në vendet e rajonit, duhet respektuar masat dhe duhet përgjigjur vaksinimit masiv, si arma më e mirë dhe e sigurt në luftimin e COVID-19”, thotë Vishaj.

Masat që janë në fuqi në Kosovë, përfshijnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe dëshminë e vaksinimit apo të testit negativ për hyrje në qendra tregtare, restorante, bare dhe vende të tjera publike.

Më 10 nëntor në Kosovë kanë qenë 444 raste aktive me koronavirus.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka marrë vendim për vaksinimin edhe të shtetasve të huaj që ndodhen në Kosovë

Kjo pije popullore pa sheqer është në të vërtetë e dëmshme për dhëmbët tuaj

Duke pasur parasysh popullaritetin e tij së fundmi, reagimi kundër ujit mineral ishte i pashmangshëm.

Edhe pse pëlqehet në masë të madhe, del se ka efekte anësore.

Pse uji i gazuar është i dëmshëm për dhëmbët tuaj?

Për të kuptuar pse pirja e shumtë e ujit të gazuar mund të ndikojë negativisht në dhëmbët, flet Dr. Filza Jamil, nga Lotus Smiles Dentistry.

“Smalti i dhëmbëve fillon të dobësohet në një mjedis acid”, thotë Dr. Jamil. “Një nivel pH prej 5.5 ose më i ulët mund të fillojë këtë proces kimik të de-mineralizimit të dhëmbëve. Ndërsa ujërat e rubinetit janë përgjithësisht në një interval neutral të sigurt rreth 7 pH, uji mineral shtë 4.5.

Ujit mineral gjithashtu i mungon përfitimi i shtuar i fluorit, një mineral që është treguar se promovon forcën e smaltit të dhëmbëve dhe lufton prishjen e dhëmbëve. Duke qenë se dhëmbët tuaj humbasin mbrojtjen e shtresës së jashtme të fortë të smaltit, ata janë më pak rezistent ndaj baktereve dhe në rrezik më të lartë të dëmtimeve.

Ndërsa uji mineral nuk është pija më e keqe për dhëmbët tuaj, është e rëndësishme të keni parasysh se sa konsumoni dhe çfarë lloji.

Tahiri: Çfarë dëmtimi i interesave të Kosovës, Osmani s’arriti të takohet me Blinkenin, Kurti s’u ftua në Samit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe marrëdhëniet me aleatin strategjik.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Osmani s’ka arritur të takohet me Sekretarin e shtetit Antony Blinken, teksa kryeministri Kurti su ftua fare në Samitin e Demokracisë.

“Presidentja nuk arriti ta takoj as Sekretarin e shtetit amerikan, Ministrja e jashtme mberriti vetem deri ne Iowa, ndersa Kryeministri fare nuk u ftua ne Samitin e demokracise… Cfare renie ne marredheniet Kosove- SHBA! Cfare demtimi i interesave shteterore”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i plotë i saj.

Dua Lipa i kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët shefes së BE-së

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e famshme gjithandej botës, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.

Pasi ka pranuar çmim nga Këshilli Atlantik, Lipa tha se është e nderuar dhe e pranon me mirënjohje, dedikuar të rinjve të Kosovës.

Lipa tha se pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, ‘a nuk është koha të arrihet tani?’.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”.

“Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Jemi vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”.

Në fund, pasi përfundoi fjalimin fantastik, Lipa ftoi presidenten Vjosa Osmani, duke iu drejtuar: “Ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani.

“Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Presidente Vjosa Osmani”, tha këngëtarja shqiptare.

Alvisa publikon mesazhet me Hysenin, tregon arsyen se pse nuk e ka denoncuar

Të shtunën në natën përmbledhëse të emisionit të dashurisë “Për’puthen”, u zhvillua një debat mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj, Hysenit i njohur si “Bushi”.

Biseda mes tyre degradoi duke u filluar me ofendime dhe tone të larta zëri, e që në një moment Alvisa filloi të ndihej keq pasi edhe konkurrentët e tjërë të këtij emisioni filluan ta qortonin.

Konkurrentja tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me Bushin.

Ajo poashtu tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, e që Hyseni kishte hyrë në “Për’puthen” vetëm që t’i hakmerret asaj publikisht.

ë fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.

Në fotot e postuara Alvisa i shkruan atij se ai e ka tradhtuar atë, sharë, mashtruar dhe i ka bërtitur asaj të kohën.

Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.