Joshua vs Fury – mësohet se kur do të zhvillohet ky meç i shumëpritur

Meçi i shumëpritur në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Tyson Fury ka mundësi reale të zhvillohet në muajin shkurt, ka thënë Eddie Hearn, promotori i Joshuas.

Dy boksierët britanikë duhet të luftonin në gusht, por një gjykatë në SHBA theksoi se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, me të cilin kishte një marrëveshje paraprake për trilogji.
Gjykata i kërkoi Furyt ta respektojë marrëveshjen dhe të përballet me Wilderin.

Si rrjedhojë, Fury dhe Wilderi do të përballen më 9 tetor, derisa Joshua do t’i mbrojë titujt e botës kundër sfiduesit Oleksandr Usyk më 25 shtator.
Hearn tha se bisedimet me kampion e Fury do të nisin pas këtyre dy meçeve.

“Ne gjithmonë kemi dashur ta bëjmë këtë në dhjetor. Por duke qenë se AJ lufton më 25 shtator dhe meçi i Fury u shty deri në tetor, mendoj se muaji shkurt është më reali”, tha Hearn.

Fury, 32 vjeç, është kampion në WBC, ndërsa Joshua, 31 vjeç, është kampion në WBO, WBA dhe IBF.

Nesër minishengenit do t’iu ndryshohet emri, Rama nuk e komenton kryeministrin Kurti për mospjesmarrje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Mbi 300 komani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera te rajonit janë pjesëmarrëse.

Top Channel në Shkup ka mësuar disa detaje gjatë një interviste të shkurtër me kryeministrin Edi Rama.
Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.

Veliu: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga forumi i ditës së nesërme?

Rama: Janë disa vendime, marrëveshje për tu nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën.

Veliu: Përse do t’ia ndryshoni emrin kësaj inciative të Shengenit?

Rama: Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë.

Djali i Edi Ramës publikon fotografi me Dua Lipën nga pushimet në jug të Shqipërisë

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa vendosi që të kalonte disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar duke zgjedhur jugun e vendit.

Derisa familja e Duas është shoqëruar për pushime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mundësinë për ta takuar e ka pasur edhe djali i tij, Greg Rama.

Djali i madh i kreut të qeverisë shqiptare e ka publikuar fotografi të përbashkëta me këngëtaren në Instagram, si dhe me babanë e saj, Dukagjin Lipa

“Kemi mundësi dhe për më mirë”, është përshkrimi që ia ka vënë Gregu fotografisë me Duan.

Kreu i institutit gjerman: Vala e katërt e COVID-19 ka filluar

“Vala e katërt e pandemisë së koronavirusit tashmë ka filluar”, tha shefi gjerman i Institutit “Robert Koch”, Lothar Wheeler gjatë një konference midis qeverisë federale dhe rajoneve.

Sipas tij, duhet të merren masa të menjëhershme për vjeshtën dhe dimrin.

E përditshmja Bild raporton se Kancelarja Helge Brown kishte një takim me krerët e zyrave të shtetit dje pasdite vonë, në përgatitje të konsultimeve përkatëse të Kancelares Angela Merkel me 16 presidentët e shtetit.
Konferenca ishte planifikuar fillimisht për në fund të gushtit, por për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 , ajo u përshpejtua dhe do të zhvillohet në 10 Gusht.

Evra: Varane si Ferdinand, United bëri lëvizje të mençur

Evra beson se United ka bërë goditje të madhe duke afruar Varanen.

Pas 10 sezoneve, Rapahele Varane la Real Madridin për t’u transferuar te Manchester United, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër.

Për ishin e Djajve të Kuq, Patrice Evra, Varane është një blerje fantastike.

“Raphael Varane më kujton Rio Ferdinandin. Është i shkëlqyer me topin në këmbë, gjithashtu edhe në lojën në ajër. Ai është qendërmbrojtësi perfekt. I qetë më topin nën kontroll dhe mund të shënojë edhe gola gjithashtu. Është një transferim i nivelit të lartë, më i miri për Manchester United”, u shpreh Evra.

Valon Syla: Mbi 20 skandale Qeveria e Albin Kurtit, sondazhi i fundit e ka qitë LVV-në nja 12% ma pak

Gazetari Valon Syla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë për 12% të mbështetjes në sondazhet e fundit.
Syla ka shkruar në Facebook se zyrtarët e LVV-së po publikojnë sondazhe vetëlavdëruese.

“Mbi 20 skandale Qeveria e Albin Kurtit, edhe dalin me sondazhe suksesi, tu e lavdu vetëvetën. Por dine që sondazhi i fundit e ka qitë VV’në nja 12% ma pak. Te kqyrim”, shkroi ai në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit parlamentare. Më 14 shkurt, partia e Albin Kurtit mori 438.335 vota apo 50.28%.

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Presidentja Osmani ka shprehur falënderimin e saj për Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme që i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, duke potencuar se ky shtet mbetet një nga partnerët më të besueshëm të vendit tonë.

“Presidentja Osmani ka përmendur procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe se nuk ka arsye për të vonuar edhe më tutje këtë proces. Në këtë kontekst, Presidentja ka theksuar nevojën e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomatik e kulturor. Osmani poashtu ka theksuar se sundimi i ligjit është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe e afron vendin tonë më afër Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.

Tutje në njoftim thuhet se sa i përket procesit të dialogut, presidentja Osmani theksoi se prioritet për Republikën e Kosovës duhet të jetë zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë si dhe përmbyllja e procesit me njohje reciproke. Ajo poashtu potencoi se forcimi i aleancave me shtetet mike është i domosdoshëm për suksesin e vendit tonë.

“Nga ana tjetër, z. Berger i ka shprehur ngushëllime Presidentes Osmani për tragjedinë e së dielës në Kroaci. Ai e ka vlerësuar pozitive qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar zhvillim ekonomik dhe përafrim të Kosovës me BE-në. Sipas tij, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai, gjithashtu ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Bëri thirrje për më shumë hapësirë për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit sërish me njoftim: Dilni sa të doni

Komuna e Gjilanit, sot gjatë ditës u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të përmbahen nga daljet e panevojshme për t’ju lënë më shumë hapësirë mërgimtarëve që ndodhen në pushime.
Pas këtij njoftimi, komuna ka dalë sërish me një sqarim në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se njoftimi ka qenë në frymën e asaj që qytetarët të tregojnë më shumë kujdes për vetën e edhe për mërgimtarët.
Ndërsa krejt në fund të njoftimit, komuna u drejtohet qytetarëve duke u thënë “dilni sa të doni, duke respektuar masat në fuqi”.
Njoftimi i plotë:
A keni dalë sot a jo?
Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.
Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi.

Rreth 18 mijë qytetarë të Gjilanit janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 25 raste aktive me COVID-19, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komue, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se deri tani në këtë komunë janë vaksinuar 17 mijë e 697 qytetarë.

Haziri, ka apeluar te të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22,098 testime, 6,554 kanë rezultuar pozitiv, 6,382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në spitalin e përgjithshëm, ndërkaq 15 mostra janë në pritje për rezultat.

Ryva këngëtarja me veshjet më të dalluara

Ryva Kajtazi përveç që dallohet me zërin që ka, në shumë momente ajo merr vëmendje edhe me veshjet që bën.

Duke u komentuar shumë me stilin perfekt, andaj edhe qëndron në krye të mediave rozë, shkruan “Kosovarja”.

Këtë herë, me fustanin e dalluar dhe grimin perfekt Ryva ua kalon të gjitha femrave.

Gjithmonë, ajo e dëshmon që duket unike me çdo veshje që bën.